Rreth nesh

Agjensi konsulence për studim jashtë vendi.

You study, we care

Studycare është një agjensi konsulence, e cila operon së fundmi në Shqipëri, me filiale të tjera në mbarë boten si: Azerbajxhan, Ukrainë, Gjeorgji dhe Kazakistan. Synimi ynë është të lehtësojmë mundësitë dhe procedurat e të studiuarit jashtë për studentët Shqiptarë të cilët janë të gatshëm të ndërmarrin këtë eksperiencë.

Jemi të pranishëm në këtë udhëtim duke vlerësuar individualisht çdo student dhe duke dhënë informata lidhur me; njohuritë e programeve, kërkesat e pranimit dhe kushtet e jetesës. Udhëzimi ynë është në çdo hap, nga pranimi, procesi i vizave, aranzhimet e udhëtimit, mbërritja, deri në vendosjen e studentit në vendin e zgjedhur legalizisht.

Ne rekruitojmë studentë për shkollat dhe universitetet me prestigjoze në botë. Studycare ofron shërbime për: Foundation year, Bachelor, programe Masteri dhe Doktorature, gjimnaze, 9-vjeçare, si dhe shkolla gjuhe.

Shërbimet tona

  • Konsultimi arsimor
    StudyCare është një zyrë konsulence me qëllim informimi për studentët e interesuar për te studiuar jashtë.

  • Ofertat tona
    StudyCare ofron konsulencë për universitetet, gjimnazet, kampuset verore dhe shkollat e gjuhës, në çdo kohë në botë.

  • Procedura e Aplikimit
    StudyCare ofron ndihmë për studentët e interesuar në arsim jashtë vendit duke filluar me plotësimin e aplikimit, letrën e motivimit dhe CV, si dhe procedurën e vizave.

  • Procedura e vizave
    StudyCare ju ndihmon me informacionin se si funksionon procedura e vizave, duke ju ndihmuar me dokumentacionin e kërkuar dhe aplikimin përfundimtar.

Shërbimet tona janë pa pagesë.