Loading...
Çdo vit, dhjetëra mijëra studentë të huaj zgjedhin UK për të vazhduar studimet e tyre si një nga destinacionet e tyre të preferuara për studime.
Të studiosh në UK është një ëndërr. Nga kolegjet më të rëndësishme në botë përfshihen edhe ato që ndodhen në UK, ku mund të merrni një edukim të nivelit të lartë, zgjidhni nga qindra programe, dhe mësoni aftësitë kritike akademike dhe gjuhësore që të mund të konkurroni në një treg global të punës.
Por pse duhet të zgjidhni UK si vendndodhjen tuaj të studio-jashtë-vendit mbi opsionet e tjera?
Mundësia për të përmirësuar aftësitë e Anglishtes suaj në një vend ku Anglishtja është gjuha kryesore është një nga avantazhet kryesore e të studiuarit në Angli. Ju do t’i përmirësoni aftësitë e gjuhës Angleze nëpërmjet punës akademike dhe jetës studentore.
Ndërsa studioni në UK, ju do të vëreni një përmirësim domethënës në Anglishten tuaj, nga porositja e nje kafeje te socializimi me shokë-shoqe. Një fondacion ndërkombëtar ose një program para pëgaditore janë opsione nëse ju besoni që keni nevojë të përmirësoni aftësitë e gjuhës para se t’i filloni studimet e juaja. Këto lëndë janë ideale për studentët e huaj meqë ju mësojnë aftësitë themelore të nevojshme për arsimim të mëtutjeshëm.
Universitetet në MB qëndrojnë mirë në renditjet botërore universitare, duke fituar një reputacion për sigurimin e udhëzimeve të klasit botëror dhe hulumtime të përparuara.
Arsimimi juaj në MB do të njihet botërisht, përveç që ju ndihmon të rrisni njohuritë e juaja akademike, aftësitë studiuese, dhe zotësimin e gjuhës Angleze.
Në SHBA, një program universitar zakonisht kushton përafërsisht $25,000 për një vit. Ndërsa në UK kushton më pak. Kohëzgjatja dhe tarifa është relativisht më e lirë ne UK sesa në SHBA.
Programet universitare zgjasin në përgjithësi tre vite në UK dhe katër vite në SHBA. Kjo mund të ju mundësojë që në UK të diplomoheni më shpejt dhe më lirë se SHBA.
Punëdhënësit rreth globit njohin programet themelore, diplomat universitare dhe pasuniversitare të fituara në MB, kështu që ju mund të ndiqni punën tuaj ideale kudo që dëshironi.
UK është e njohur për gamën e saj të pasur të kulturave. Ju do të jeni të mirëpritur në një kulturë multietnike ku ju mund të mësoni rreth shumë besimeve, etniciteteve, dhe gjuhëve të folura në vend.
Shija e shtëpisë suaj nuk do të jetë kurrë shumë larg ndërsa shijoni një shumëllojshmëri kuzhinash të disponueshme gjerësisht. Për më tepër, ju do të jeni në gjendje të merrni pjesë në një mori festimesh të historisë, muzikës, sportit dhe fesë.
Ju do të fitoni njohuri të shumë pikëpamjeve të ndryshme të botës që jetojmë nëse studioni në një vend me një popullësi të larmishme. Përveç njohjes menduarit në mënyra të ndryshme, informacione të reja, dhe përvoja të reja, ju mund t’i ndani aftësitë gjuhësore me të tjerë dhe të mësoni nga të tyret.