



Loading...
The Plaza Tirana
Vendndodhja e eventit9 dhjetor 2021
Data e eventit18:00
Koha e eventit20:00
Koha e përfundimit të eventitNë datë 09/12/2021, tek The Plaza Tirana, gjatë fashës kohore 18:00 - 20:00, zhvillohet një event informativ i mundësuar nga StudyCare për çdo prind apo student i cili interesohet të mësojë më shumë mbi studimet e kolegjit ose gjimnazit në Mbretërinë e Bashkuar. Trajnimi do të mbahet nga Alketa Vejsiu dhe Ilva Gjuzi.
Alketa Vejsiu është një ndër personazhet televizive më të dashur Shqiptarë. Ajo njihet si një producente, këngëtare dhe prezantuese e suksesshme. Alketa menaxhon biznesin e saj “Class by Alketa Vejsiu”, një kompani e cila merret me planifikim, arredim eventesh si dhe me revistën online dixhitale “Class”. Alketa është diplomuar në Universitetin e Tiranës për Administrim Biznesi dhe ka qenë pjesë e programit “Emerging Leaders” në Harvard Business School.
Ilva Gjuzi ka ndjekur studimet parauniversitare A-levels në kolegjin St. Andrews në qytetin e Cambridge-it dhe me pas është pranuar në Universitetin e Cambridge, përkatësisht Christ’s College, për të ndjekur studimet në Departamentin e Arkitekturës.
Pas përfundimit të studimeve Ilva është kthyer në Shqipëri ku është angazhuar në një sërë projektesh dhe pozicionesh në institucione të nivelit qendror. Aktualisht, vepron si eksperte e jashtme për Strategjitë e Bashkimit Europian në rajon si dhe është e angazhuar në sipërmarrje private në sektrorin e ndërtimit dhe turizmit.
Trajnimi do të fokusohet në disa pika:
Pjesëmarrja është pa pagesë!