Loading...
Në datën 20 Prill përfaqësuesi i universiteteve Davide Forloni do të mbajë 2 orë prezantim mbi degët e universitetit, procesin e aplikimit si dhe çdo informacion extra qe ju nevojitet.
Istituto Marangoni, themeluar në vitin 1935 në Milano mbetet një lojtar kyç në trajnimin e profesionistëve më të mirë të Modës dhe Dizajnit për më shumë se 80 vjet.
Istituto Marangoni krenohet për edukimin e katër gjeneratave të studentëve nga 5 kontinente dhe për të nisur mbi 45,000 profesionistë në fusha të modës dhe luksit, si Domenico Dolce, Franco Moschino, Alessandro Sartori, Maurizio Pecoraro, Paula Cademartori, Andrea Pompilio, Umit Benan, Rahul Mishra dhe Lucio Vanotti.
Aktualisht edukon 4,000 studentë në vit nga 107 vende në shkollat e saj, të vendosura në Milano (Shkolla e Modës dhe Shkollës së Dizajnit), Firenze (Shkolla e Modës dhe Artit), Paris, Londër, Mumbai, Shanghai, dhe së fundmi në Miami.
Programet ndahen në ato të Bachelorit 3 vjecare si dhe intensive 1 vjecare, Masterit profesional si dhe programe te shkurtra verore.
Tarifat e universitetit variojnë si më poshtë:
Eventi është me ftesa!
Merrni ftesën tuaj. Adresa do të jetë e shënuar tek ftesa.
Ju lutem regjistrohuni paraprakisht dhe do ju kontaktojmë sa më shpejtë të mundemi për më tepër informacion.