Përse ju nevojitet një MBA në New York?



Me programin Global MBA, ju do të merrni përgatitjen rigoroze që ju nevojitet për të progresuar në karrierën tuaj dhe për të qënë pjesë aktive e të ardhmes së biznesit ndërkombëtar.

Global MBA formon udhëheqës etikë, efektivë dhe me prespektivë ndërkombëtare e ndërkulturore. Profesorët e MBA janë udhëheqës të industrisë dhe ofrojnë një përvojë ideale të të mësuarit brenda si dhe jashtë klasave, në mesin e bizneseve ndërkombëtare me vendodhje në qytetin e New York. Global MBA siguron mundësi për lidhje të forta dhe zhvillim të karrierës nëpërmjet internshipeve dhe mentorimit, mundësi që do ju ndyshojnë jetën personale dhe profesionale.

Ditën e Premte, data 3 Prill, nga ora 12:00 - 18:00, pranë zyrës tonë do të zhvillohet Open Door Day, ku do të keni mundësinë të informoheni lidhur me Global MBA në New York.
Gjatë këtij eventi do të keni mundësinë të informoheni lidhur me universitetin, kriteret e pranimit, tarifat si dhe mundësitë e karrierës.

Universitetet tona partnere që ofrojnë programe MBA në New York janë:
  • Adelphi University
  • Hofstra University

"(SH.B.A.) ka qenë gjithmonë inovator në sipërmarrje. E mira e kësaj është që njerëzit përpiqen të konkurojnë me të."

- Professor Gita Surie

Detajet e programit:



Pranimi në programet MBA në këto universitete është shumë selektiv. Programi MBA është krijuar për profesionistë të rinj që arrijnë rezultate të larta, të cilët nxiten të jenë udhëheqës në biznesin ndërkombëtar.
Kriteret e pranimit:

GPA IELTS TOEFL® Pikët në GMAT Programet kualifikuese Bachelor
3.0 6.5
(jo nën 6.0 pikë)
80
(jo nën 18 pikë)
500
(nuk ka kërkesë për GMAT nqs GPA është më e madhe se 3.5)
Diplomë universitare katërvjeçare, ose ekuivalente, në biznes, kontabilitet, fiancë, sipërmarrjes, menaxhim, ekonomi, marketing ose të ngjashme shkallë biznesi, nga një universitet i akredituar


Programet parapërgatitore:



Nëse nuk i plotësoni kriteret minimale për pranimin në MBA, mund t'ju ofrohet pranim në një nga programet parapërgatitore për Master, Master Accelerator Program. MAP ju jep mundësinë për të përmirësuar rrjedhshmërinë tuaj në gjuhën angleze dhe mesataren, si dhe për të marrë mësime themelore të biznesit për t'ju ndihmuar të keni sukses në programin tuaj MBA.
Për shumë studentë ndërkombëtarë që fillojnë studimet master në USA, përshtatja ndaj jetës në Shtetet e Bashkuara mund të jetë sfiduese. Për ta bërë tranzicionin tuaj sa më të thjeshtë dhe produktiv, programi përshpejtues për Master ju përgatit për sukses me:
  • Mbështetje akademike dhe kulturore
  • Baza mësimore që e bëjnë më të thjeshtë rrugëtimin tuaj drejt MBA-së
  • Qasje në kurse mësimore ekskluzive dhe evente kulturore
Kriteret e pranimit:

Programet GPA IELTS TOEFL® Programet kualifikuese Bachelor Kohëzgjatja Kriteret për progres
Program pershpejtues i avancuar MASTER 3.0 6.0 (jo nën 5.5 pikë) 74 (jo nën 16 pikë) Dy pika hyrëse:

Background në biznes: Diplomë universitare katërvjeçare ose ekuivalente në biznes, kontabilitet, financë, sipërmarrje, menaxhim, ekonomi, marketing apo degë të ngjashme biznesi nga një universitet i akredituar.

Background jo i lidhur me biznesin: Diplomë universitare katërvjeçare ose ekuivalente nga një universitet i akredituar.

1 semester Dy pika hyrëse:

Background në biznes: Mesatare 3.25 dhe asnjë note më të ulët se B dhe përfundim i suksesshëm i kurseve të gjuhës angleze, seminareve dhe workshopeve.

Background jo i lidhur me biznesin: Për studentët me background shkollor jo të lidhur me biznesin, kërkohen workshope të Lynda.com për të progresuar. Mesatare 3.25 dhe asnjë note më të ulët se B dhe përfundim i suksesshëm i kurseve të gjuhës angleze, seminareve dhe workshopeve.

Master’s Accelerator Program (MAP) 2.5 5.5 (no subscore below 5.0) 68 (no subscore below 14) 2 semester
Anglishte Akademike 2.5 4.5 ose më pak 50 ose më pak Diplomë universitare katërvjeçare ose ekuivalente nga një universitet i akredituar. 1 semester Mbyllje me sukses i nivelit 4 të kurseve.

Jetesa në New York





Mundësitë e punësimit pas përfundimit të MBA:


Menaxher Financash

Konsulent

Menaxher Produkti


Adelphi University dhe Hofstra University bashkëpunojnë me disa nga kompanitë lider në New York, gjë që ju ofron studentëve mundësi të pafundme për karrierën. Universitetet ndihmojnë studentët të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të gjetur punën që dëshirojnë. Ata do të planifikojnë datat e intervistave me punëdhënësit e mundshëm, do të paraqesin rezyme të kandidatëve të interesuar dhe më pas do të krijojnë intervista me persona të zgjedhur. Disa nga kompanitë më të suksesshme në të gjithë botën rekrutojnë studentët e sapodiplomuar të MBA, si Amazon, Google, Microsoft, Apple etj. Global MBA në një universitet prestigjoz si Hofstra apo Adelphi i shumëfishon mundësitë tuaja të punësimit në një nga këto kompani.


Regjistrohu

Duke klikuar mbi butonin "Regjistrohu" ju bini dakord me kushtet tona të përdorimit të dhënave. Për më shumë informacioni shikoni politikat e privatësisë.


Rruga Abdyl Frasheri, Vesa Business Center, kati 3