Event with Alumni: Cardiff Sixth Form College

Cardiff Sixth Form College është për studentin ambicioz, qëllimet e të cilit janë largpamëse dhe ëndrrat akademike të të cilit janë të mëdha. Është për studentin e zellshëm dhe të përkushtuar që dëshiron të shkëlqejë dhe të zgjerojë horizontet e tij akademike.

Ky kolegj ju ofron të gjithë nxënësve një plan-program të fortë dhe të disiplinuar të lëndëve kryesore, duke monitoruar dhe ndihmuar progresin individual të gjithësecilit. I gjithë stafi akademik punon fort për notat, dhe pajis çdo nxënës me aftësitë dhe besimin për të shkëlqyer në të ardhmen e tyre të afërt.

"Arsimi i tyre nuk përfundon me ne, por ne besojmë se është fillimi më i mirë i mundshëm!"

Programet e ofruara nga CSFC janë: 

• A Levels
• GCSE
• Foundation 
• Summer Programs 

 

Bëhuni pjesë e seminarit me Melania Kovalenko, një nga nxënëset ekselente të diplomuara nga Cardiff Sixth Form, tashmë Presidente e LSE Russian Business and Culture Society, që ndjek studimet në LSE, viti i dytë, e cila do të ndajë me ju eksperiencën e rrugëtimit të saj në këtë kolegj dhe pas tij. Gjatë këtij eventi do të keni mundësi të mësoni më shumë mbi këtë kolegj, kriteret e pranimit si dhe të informoheni mbi çdo pyetje rreth programeve të ofruara, tarifat dhe bursat, si dhe procesin e aplikimit. 

Pjesëmarrja është pa pagesë.

Për çdo pyetje na kontaktoni.

+355674039139

info@studycare.al