Birkbeck University

I themeluar ne vitin 1823, Birkbeck University ka nje histori mjaft te gjate dhe te suksesshme te ofrimit te arsimit universitar me cilsi te larte. Ky universitet ka nje vendndodhje fantastike, ne qender te kampusit qendror te Universitetit te Londres, prane shume universiteteve te tjere mjaft te njohur. Birkbeck eshte nje institucion kerkimor dhe mesimor i klasit boteror, nje qender ku persosmeria akademike nderthuret me ate praktike. Birkbeck University ofron rreth 200 diploma universitare dhe pasuniversitare me kohe te plote.

Studente nga me shume se 120 vende studiojne ne Birkbeck, te terhequr nga komuniteti mjaft familjar dhe akademik si dhe nga mundesia per tu punesuar pas studimeve.

Birkbeck eshte i njohur nderkombtarisht per persosmeri ne fushat e meposhtme

  • Art
  • Ligj
  • Biznes
  • Ekonomi
  • Informatike
  • Shkenca Sociale
  • Histori dhe Filozofi


Birkbeck eshte renditur i 30 ne Britanine e Madhe per studimet kerkimore.
Ai eshte nje prej 100 universiteteve me te mire ne mbare boten ne letersine angleze, histori, filozofi dhe psikologji sipas QS World Subject Rankings.
Mbi 90% e akademikeve te Birkbeck jane eksperte te njohur boterore ne fushat e tyre.