The Courtauld Institute of Art

Courtauld Institute of Art është një nga qendrat kryesore të botës për studimin e historisë dhe ruajtjes së artit. ky universitet i kushton rëndësi të madhe analizës kritike dhe hetimit historik, në mënyrë që studentët të zhvillojnë aftësi të shkëlqyera për karrierë në botën e artit ose më gjerë. Akademikët gjithashtu janë udhëheqës në fushat e tyre të kërkimit dhe botimit. Pasioni dhe angazhimi i tyre e pasuron përvojën e studentëve duke sjellë hulumtime dhe debate te ndryshme ne klase. Nder akademiket e ketij institucioni mund te permendim drejtorët e Galerisë Kombëtare etj. 


Courtauld Institute of Art renditet ne vend te pare për Historinë e Artit sipas The Guardian University 2018 Guide.  Deborah Swallow, drejtoreshe e Märit Rausing, The Courtauld, tha:
 "Jam mjaft e kënaqur që Courtauld është renditur e para për studimin e historisë së artit. Ky rezultat është testament i cilësisë së mësimdhënies dhe përvojës së studentëve në The Courtauld."

Të diplomuarit e ketij institucioni kanë ndjekur një gamë të gjerë karrierash. Shumë prej tyre qëndrojnë brenda arteve dhe bëhen historianë të artit, konservatorë, kuratorë (duke përfshirë drejtorët e shumë prej galerive kryesore dhe muzeve në botë).  Megjithatë, një numër i madh i të diplomuarve zgjedhin të punojnë në fusha të tjera, disa prej të cilave janë gazetaria, botimi, marketingu dhe marrëdhëniet me publikun.

"Studimi në The Courtauld ishte një trampolinë e rëndësishme për karrierën time, duke punuar së pari si shkrimtar i pavarur, pastaj në Galerinë Kombëtare, dhe tani në Galerinë Hayward"- Thomas.