Koc University

Koc University (Koç Üniversitesi) është një universitet privat në Stamboll, Turqi.  Universiteti Koç është renditur në vendin e pare në Turqi, sipas renditjes botërore të Times Higher Education World University Rankings. Universiteti aktualisht përbëhet nga Kolegjet e Shkencave Sociale dhe Humane,  Shkencave Administrative dhe Ekonomisë, Shkencës, Inxhinierisë, Ligjit, Infermierisë dhe Mjekësisë. Universiteti Koç ofron 22 studime universitare, 31 studime pasuniversitare dhe 16 programe PhD. Universiteti ka rreth 5500 studentë. Ai pranon studentë ndërkombëtarë nga vende të ndryshme dhe ka një rrjet të gjërë universitetesh partnere, duke përfshirë Universitetin e Kalifornisë dhe universitete të tjera si Universiteti Northwestern, Universiteti Cornell dhe Universiteti Georgetown. 

I themeluar në vitin 1993, Universiteti Koç është bërë një nga universitetet më prestigjoze në Turqi. Universiteti tërheq shumë nga studentët më të mire të shkollavetë larta të Turqisë, si Shkolla e Koçit, Kolegji Robert dhe Akademia amerikane Uskudar. Shumica e klasave, mbi 96% e tyre,  në Universitetin Koç zhvillohen dhe mesohen në anglisht (disa përjashtime bejne vetëm në Shkollën e Drejtësisë dhe Shkollën e Infermierisë).

Ne kete universitet mund te studione dege te ndryshme ne bachelor dhe master si:

  • Administrative Sciences and Economics
  • Social Sciences and Humanities 
  • Engineering 
  • Law 
  •  Medicine 
  • Nursing 
  • Business 

Studimi ne Koc University ka qene nje nga eksperiencat me te bukura dhe kuptimplote persa i perket te ardhmes dhe formimit tim akademik. Jetesa dhe studimi ne kete universitet kane qene me te vertete shume ndihmuese per plotesimin e karakterit dhe bindjeve te mia. Ambienti i krijuar eshte shume suportiv dhe miqesor. Stafi akademik eshte mjaft i kualifikuar dhe ndihma qe ofrojne eshte e pakushtezuar. Ne universitet mund ti bashkohesh shume klubeve te ndryshme studentore dhe te marresh pjese ne nje sere aktivitetesh jashteshkollore. Dega qe studiova ishte Mjekesi dhe sot jam mjeke ne Stamboll fale dijeve te marra nga Koc University. Jo vetem qe formimi akademik eshte i persosur por univeriteti te ndihmon dhe ne plotesimin e karakterit. Ofrojne internshipe te ndryshme dhe nepermjet tyre ti kupton me mire se cfare deshiron te besh ne te ardhmen. Vendndodhja e tij eshte fantastike dhe kampusi eshte gjigand.-Ugur nga Turqia