University of Sheffield

University of Sheffield

I cilesuar nga opinioni publik si nje nder universitetet me me vlere ne Mbreterine e Bashkuar, University of Sheffield ka nje perqasje komplet te ndryshme nga cdo universitet tjeter ndaj studenteve vendas dhe atyre te huaj te cilet jane per kete universitet te njejte. Me nje marredhenie te shkelqyer me kompanite dhe bizneset e medha qe operojne ne Mbreterine e Bashkuar, Sheffield University sigurohet qe te krijoje nje platforme per te gjithe studentet qe diplomohen nga ky universitet dhe qe mund te punesohen nga keto kompani.

  • I renditur mes 13 universiteteve me te mira ne Mbreterine e Bashkuar dhe mes 75 me te mireve ne bote sipas "QS World University Rankings", The University of Sheffield eshte nder universitetet me prestigjioze ne vend.
  • Anetare e Russell Group Universities qe e kthen The University of Sheffield nder me te kerkuarit nga studentet vendas.
  • "The Times Higher Education Student Experience Survey 2014", e rendit kete universitet si me te mirin ne UK per Student Experience, Social life, Akomodimin dhe Facilitetet e universitetit.

Studioni programe te ndryshme Bachelor dhe Master si:

  1. Inxhinieri
  2. Ekonomi
  3. Marketing
  4. Design
  5. Juridik
  6. Komunikim
  7. Etj.

"Ne fillim erdha te ky universitet me idene qe te fokusohesha vetem te studimet dhe kurre nuk e kisha marr parasysh sesa do ndryshoja si individ nepermjet eksperiencave dhe sesa une do te rritesha gjate kohes time ketu. Une pata nje eksperience te shkelqyer si nje student internacional. Studentet ne kete universitet vijne nga vende te ndryshme cka perkthehet ne larmishmeri kulturash dhe kjo tregohet me shume ne Grupet Studentore ku jane shume klube, shoqeri dhe aktivitete studentore."-Bassey nga Nigeria.